A do të rriten çmimet e pronave në Shqipëri?
Tregu i real estate në Shqipëri po përjeton një fazë transformimi të ndjeshëm, i nxitur nga rritja e interesit ndërkombëtar dhe rritja e investimeve në qytete si Tiranë, Durrës dhe Sarandë. Me një prani gjithnjë e më të dukshme të investitorëve të huaj dhe shqiptarëve të diasporës, kërkesa për prona me standarde të larta është në rritje, sidomos në zonat bregdetare dhe urbane premium.
Por çfarë tregon kjo për të ardhmen e çmimeve të pronave? A është ky fillimi i një trendi afatgjatë, apo thjesht një rritje e përkohshme? Në këtë analizë do të shqyrtojmë të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë, ndryshimet ligjore që po ndikojnë zhvillimin urban dhe prirjet që po formësojnë tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme.
Ku qëndron interesimi ndërkombëtar sipas Bankës së Shqipërisë?
- Banka e Shqipërisë publikon flukset tremujore dhe vjetore të Investimeve të Huaja Direkte (FDI).
- Sipas të dhënave të publikuara për tremujorin e parë të vitit 2024, sektori i pasurive të paluajtshme përbënte 23 % të FDI-së totale në vend.
- Ky është një nga sektorët më të preferuar nga investitorët e huaj që operojnë në tregun shqiptar.
Shifra dhe fakte që duhet t’i njihni për vitin 2024 dhe 2025
Gjatë vitit 2024, sipas Bankës së Shqipërisë, investimet e huaja në sektorin e real estate arritën vlerën e afërsisht 380 milionë euro. Foreign direct investments flow
Në tremujorin e parë të 2025, ky sektor përthithi 28.7% të të gjithë fluksit të FDI-së, një nga përqindjet më të larta të dekadës.
Sipas statistikave, më gjysmën e parë të vitit 2025, shqiptarët e diasporës kanë blerë prona me vlerë prej €253 milionë
Përveç shifrave, gjatë 2024–2025 janë miratuar disa ndryshime ligjore dhe urbanistike që kanë të bëjnë me ndërtimin dhe zhvillimin e pronave:
- Rritja e kontrollit mbi lejet e ndërtimit
- Standardizimi i kritereve teknike dhe urbane për projektet e reja
- Propozime për taksimin e shtuar të pronave luksoze
- Kufizime për ndërtimet intensive në zonat urbane me densitet të lartë
Ndërkohë, një prirje në rritje është futja e studiove ndërkombëtare të arkitekturës në projektimin e ndërtimeve të reja. Kjo sjell:
- Kosto më të larta projektimi, për shkak të standardeve të avancuara që aplikohen
- Përdorimin e materialeve dhe teknologjive të ndërtimit më cilësore, që rrisin kostot e përgjithshme të zhvillimit
Si rrjedhojë, kjo mund të ndikojë në çmimin final për konsumatorin, veçanërisht në projekte me pozicionim premium dhe me proejktim të standartave ndërkombëtare
Sipas Michael Jalbert, CEO i Forbes Global Properties:
“Bregdeti dhe Tirana po kthehen në një destinacion luksi ndërkombëtar.”
Ai shtoi se klientët dhe investitorët potencialë të Forbes janë tashmë të interesuar për tregun shqiptar të pronave.
Kjo prirje reflektohet edhe në rritjen e kërkesës për shtëpi pushimi, veçanërisht në zona me potencial të lartë si Qerret, Kavajë, që po kthehen në pika strategjike për investim në real estate bregdetar.
Të gjitha këto elementë së bashku tregojnë një dinamikë të re në treg, që nuk mund të analizohet vetëm përmes çmimeve aktuale, por përmes faktorëve afatgjatë që po formësojnë vlerën reale të pronës në Shqipëri.
Çfarë lë të kuptohet për çmimet e pronave?
- Rritja graduale e FDI në real estate dhe shtrëngimi i kuadrit ligjor tregon një orientim drejt cilësisë dhe jo sasisë
- Kërkesa ndërkombëtare e verifikuar dhe standardet e reja mund të krijojnë presion të dukshëm për rritjen e çmimeve në zonat premium (si qendra e Tiranës, zonat elitare dhe vijat bregdetare)
- Megjithatë, për shkak të faktorëve të ndryshëm lokalë (si infrastruktura, oferta aktuale dhe dinamika demografike), efekti nuk do jetë i njëtrajtshëm në të gjithë territorin
Prosperity Real Estate ofron analizë neutrale, të bazuar në të dhëna zyrtare dhe qëllimi ynë është t’ju ndihmojmë të merrni vendime të informuara.
Shih raportet zyrtare të Bankës së Shqipërisë



