Forbes Global Properties vjen në Shqipëri: Çfarë do të thotë kjo për tregun e real estate?
Forbes Global Properties është rrjeti më ekskluziv në botë i pasurive të paluajtshme luksoze, i përbërë nga agjenci të përzgjedhura me standarde të larta, me prezencë në 400+ lokacione në botë.
Me një audiencë prej mbi 140 milionë ndjekës globalë, ky rrjet përfaqëson vetëm projektet më të përzgjedhura.

Shqipëria, kapitulli më i ri në hartën globale të luksit pronave eskluzive?
Në 25 shtator 2025, Capital Point prezantoi zyrtarisht partneritetin me Forbes Global Properties në një event në Tiranë ku morën pjesë figura të rëndësishme përfshirë Kryeministrin Edi Rama dhe CEO-n e Forbes Global Properties, Michael Jalbert.
Sipas Jalbert, bregdeti shqiptar dhe zona të reja e të vjetra si Bulevardi i Ri ose Sheshi Skënderbej në Tiranë po bëhen destinacione tërheqëse për blerësit ndërkombëtarë që kërkojnë luks, natyrë dhe hapësirë.
Çfarë pritet të sjellë kjo në treg?
- Rritje e interesit të investitorëve të huaj
- Standard më të lartë në ndërtim, prezantim dhe menaxhim pronash
- Ndërkombëtarizim i tregut shqiptar të pasurive të paluajtshme
- Fokus në projekte cilësore dhe jo masive

A do të ndikojë kjo në çmimet?
Ende herët për të nxjerrë përfundime, por:
- Interesi ndërkombëtar mund të krijojë presion në zonat me kërkesë të lartë
- Kërkesa për projekte me standarde të larta pritet të rritet
- Shqipëria shihet si treg me vlerë të ulët aktuale, por potencial të madh rritjeje brenda 2030-tës
Prosperity Real Estate do të vazhdojë të analizojë zhvillimet që prekin tregun shqiptar dhe të informojë ndjekësit me burime të sakta dhe të verifikuara.
A është ky fillimi i një epoke të re për pasuritë e paluajtshme në Shqipëri? Lexuesi vendos Na komentoni në platformat tona të rrjeteve sociale më poshtë.
Për më shumë infromacion na kontaktoni në adresat tona zyrëtare të Tel, E-mail ose WhatsApp