Your search results

Tirana Boulevard – Arkitekturë, teknologji dhe vizion që po formësojnë kryeqytetin e së ardhmes

Posted by prosperity admin on October 28, 2025
0 Komente

Në zemër të Bulevardit të Ri të Tiranës po ngrihet një ndërtesë që nuk është parë më parë në Shqipëri: Tirana Boulevard. Më shumë se një projekt ndërtimi, kjo strukturë është një manifest për të ardhmen arkitektonike dhe urbane të qytetit. 

Projekti është ideuar nga dy prej emrave më të mëdhenj të arkitekturës dhe inxhinierisë në botë: MVRDV dhe ARUP. MVRDV njihet për projekte ikonike si Markthal dhe Depot Boijmans Van Beuningen në Rotterdam, ndërsa ARUP ka qenë pas sukseseve të tilla si Sydney Opera House dhe Sagrada Familia

Inxhinieri inteligjente dhe siguri teknike 

Tirana Boulevard, si një projekt real estate nga më modernët në Shqipëri, implementon teknologji të avancuara që përmbushin standardet më të larta të sigurisë ndërkombëtare: 

  • 14 ashensorë të shpejtësisë së lartë, përfshirë dy “fire-rated elevators" për evakuim emergjent. 
  • Sistem presurizimi me ajër të pastër në katin zero, që lejon qasje për zjarrfikësit në çdo nivel. 
  • Shkallë emergjente të presurizuara dhe zona të dedikuara evakuimi 
  • Sisteme sprinklers dhe hidrante të brendshëm, të aktivizuara nga sensorë termikë inteligjentë. 

Kjo qasje e integruar siguron jo vetëm mbrojtje maksimale, por edhe qetësi mendore për banorët dhe përdoruesit e godinës. 

Ura që bashkon më shumë se dy kulla 

Një nga elementët më të veçantë të projektit është ura strukturore që lidh dy kullat e Tirana Boulevard. Projektuar nga ARUP, kjo strukturë funksionon si një sistem i bashkuar që reagon si trup i vetëm në rast termeti. Kjo është një risi absolute në ndërtimet rezidenciale në Shqipëri. 

Sky Village – një komunitet vertikal 

Në katin e 21-të ndodhet “Sky Village“, një tarracë funksionale që lejon ndriçim dhe ventilim natyror në të gjitha katet mbi të. Kjo zonë krijon ndjesinë e një mini-lagjeje në qiell, ku komuniteti bashkëjeton në një ambient të ndriçuar, të ajrosur dhe privat. 

Art dhe identitet kulturor 

Arkitektura e Tirana Boulevard frymëzohet nga trashëgimia kulturore shqiptare. 

  • Ngjyrat dhe teksturat janë të influencuara nga vepra “Kompozimi në Rozë" e Ibrahim Kodrës 
  • Urban Room, një hapësirë interaktive në katin përdhes, sjell motivet e qilimave tradicionalë përmes teknologjisë moderne dhe materialeve bashkëkohore 

Kjo ndërtesë flet gjuhën e artit shqiptar dhe ndërkombëtar – dhe të së ardhmes.

Më shumë se një ndërtesë 

Tirana Boulevard është një projekt multifunksional që përfshin: 

  • Apartamente moderne 
  • Zyra me standarde ndërkombëtare 
  • Ambiente komerciale  
  • Hapësira komunitare  
  • Urban Room për dialog kulturor dhe estetik 

Ky kompleks nuk është thjesht për banim apo punë – është një qendër e re urbane në zemër të Tiranës. 

Prosperity Real Estate 

Si agjenci ekskluzive, Prosperity Real Estate është krenare të prezantojë një projekt që jo vetëm sfidon standardet ekzistuese, por edhe përcakton drejtimin e arkitekturës dhe jetesës urbane në Shqipëri. 

Zbulo shumë prona eksluzive nga Prosperity.

Na kontakto për çmimet dhe disponueshmërinë: 

Tel/Whatsapp: +355694499999

E-mai: [email protected]

 

Compare Listings