Pallati i Ri i Sporteve “Asllan Rusi” – Një ikonë urbane në formë basketbolli për Tiranën
Pas një konkursi ndërkombëtar, fitues u shpall bashkëpunimi mes studio holandeze MVRDV dhe studio shqiptare UDV Architects – një partneritet që përfaqëson ndërthurjen e përvojës globale me kapacitetin krijues lokal.
MVRDV është një ndër studiot më të njohura ndërkombëtare të arkitekturës, me projekte në mbi 45 shtete. Kjo studio ka realizuar disa projekte të rëndësishme në Tiranë, përfshirë Downtown 1, Skënderbeg Building, rikonstruksionin e Piramidës, Tirana Boulevard Building, dhe së fundmi, Pallatin e Sportit Asllan Rusi. Këto projekte pasqyrojnë vizionin modern dhe inovativ të MVRDV për qytetin.
UDV Architects është një studio arkitekturore e njohur me qendër në Tiranë, e angazhuar në projekte urbane dhe objekte me impakt të lartë publik në Shqipëri.
Ky bashkëpunim shënon një moment kyç për përfshirjen e Tiranës në rrjetin e qyteteve që eksperimentojnë me arkitekturë simbolike, gjithëpërfshirëse dhe moderne


Një ikonë në formë topi basketbolli
Kompleksi sportiv i ri, jo shumë larg nga qendra e Tiranes, parashikon që kompleksi të marrë formën e një topi basketbolli, duke kombinuar sportin me identitetin vizual dhe urban të qytetit.
Struktura do të përfshijë:
- Arenë Fushe basketbolli moderne me kapacitet të certifikuar për ≈ 6,000 spektatorë
- Hotel, restorante, dyqan, kafene, ambiente rekreative dhe komerciale
- Zona të gjelbra, sheshe publike dhe një rooftop bar të integruara me ndërtesën
Koncepti ndjek modelin ndërkombëtar të stadiumit si qendër multifunksionale, e aksesueshme për komunitetin jo vetëm gjatë ngjarjeve sportive por edhe për aktivitete sportive të tjera me ose pa top.
Sipërfaqe dhe përmasa të projektit (sipas dokumenteve zyrtare)
Bazuar në dokumentacionin zyrtar të shpallur deri tani:
- Sipërfaqe ndërtimi mbi tokë (bruto): ≈ 13,500 m²
- Sipërfaqe e zhvilluar për funksione të përziera: ≈ 26,500 m²
- Sipërfaqe totale e zonës së zhvillimit: ≈ 118,000 m² (përfshirë ambientet publike, parkingjet dhe infrastrukturën rrethues)
Aksesueshmëri për të gjithë – përfshirë personat me aftësi të veçanta
Projekti parashikon standarde të plota për aksesueshmëri universale, përfshirë:
- Rampa dhe ashensorë të dedikuar
- Zona të rezervuara për spektatorë në karrige me rrota
- Tualete dhe koridore të përshtatura
- Shkallë evakuimi dhe sinjalistikë të qartë për të gjithë përdoruesit
Kjo tregon një përfshirje të vetëdijshme të barazisë sociale brenda projektimit arkitektonik.
Ndikimi në zhvillimin urban dhe tregun imobiliar
Projekti pritet të ketë ndikim të shumëfishtë në qytet:
- Të rrisë vlerën e pronave përreth dhe të nxisë zhvillime urbane të integruara
- Të vendosë një standard të ri për objektet publike me funksione të përziera
- Të krijojë një destinacion qytetar tërheqës për turizëm sportiv, lifestyle modern dhe rekreacion
Për më tepër, përfshirja e studiove ndërkombëtare dhe implementimi i teknologjive të avancuara ndërtimore do të sjellin:
- Rritje të kostove të projektimit dhe ndërtimit
- Përdorim të materialeve cilësore dhe të certifikuara
- Çka më pas mund të reflektohet në çmimet finale për zhvillime të ardhshme në zonë


Prosperity Real Estate do të vazhdojë të monitorojë dhe të informojë mbi çdo projekt që ka ndikim real në zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit dhe tregut të pronave – me analiza neutrale, të bazuara vetëm në dokumente zyrtare.
Kontaktoni ekipin e Prosperity Real Estate për informacion mbi projektet më të fundit dhe mundësitë aktuale të investimit në Tiranë dhe më gjëre/Shqipëri.

