Avantazhet e blerjes së një prone në fazë ndërtimi
Blerja e një prone në fazë ndërtimi është një opsion që mund të ofrojë avantazhe si për blerësit që kërkojnë një banesë të re edhe për ata që kërkojnë një investim afatgjatë. Përveç mundësisë për të zgjedhur pronën në pozicionin, katin dhe sipërfqen e dëshiruar, kjo formë blerjeje sjell fleksibilitet financiar dhe potencial për rritje të vlerës të pronës.
Mundësi më e madhe zgjedhjeje
Në fazat e para të ndërtimit, disponueshmëria e apartamenteve është më e lartë.
Blerësi ka më shumë alternativa për të zgjedhur sipërfaqen, katin, orientimin, planimetrinë apo pozicionin e pronës brenda projektit.
Kjo është e rëndësishme për ata që kanë kërkesa specifike për banim ose që kërkojnë një pronë të favorshme për investim, pra me çmim më të ulët.
Çmim dhe mënyrë pagese më fleksibël
Pronat që blihen gjatë fazës së ndërtimit mund të ofrohen me kushte financiare më të favorshme krahasuar me momentin kur projekti është përfunduar.
Pagesa shpesh ndahet në disa këste sipas ecurisë së punimeve, duke e bërë investimin më të menaxhueshëm dhe duke reduktuar nevojën për të paguar të gjithë shumën menjëherë.

Potencial për rritje të vlerës së pronës
Një tjetër avantazh është mundësia që prona të fitojë vlerë ndërsa projekti avancon drejt përfundimit.
Nëse zhvillimi ndodhet në një zonë me investime të reja në infrastrukturë, shërbime dhe projekte rezidenciale ose komerciale, diferenca ndërmjet çmimit të blerjes në fazën e hershme dhe vlerës së pronës pas përfundimit mund të jetë e konsiderueshme.
Përpara blerjes, është e rëndësishme të vlerësohen zhvilluesi, dokumentacioni, cilësia e projektit, afatet e ndërtimit dhe kushtet e kontratës. Një pronë në fazë ndërtimi mund të jetë një zgjedhje e mirë kur vendimi mbështetet në informacion të qartë dhe në potencialin real të projektit.