Your search results

Si formohet realisht çmimi i një banese? Një analizë teknike nga Prosperity Real Estate në bashkëpunim me Planit Consulting

Posted by prosperity admin on February 6, 2026
0 Komente

Pse ky artikull? 

Në tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme, shpesh lindin diskutime të nxehta mbi çmimet e larta të banesave. Por shumë pak herë këto diskutime bazohen mbi të dhëna reale dhe ndarje konkrete të kostove. 

Prosperity Real Estate në bashkëpunim me Planit Consulting ndan me ju këtë analizë teknike, të ndërthurur me eksperiencë praktike dhe metodologji profesionale të llogaritjes së kostove. 

Shërbimi i analizës së kostove dhe studimi i fizibilitetit 

Zhvillimi i një projekti të ri kalon përmes fazave komplekse dhe kostot nuk janë kurrë të thjeshta për t’u hamendësuar. Për të nxjerrë shifra reale dhe të besueshme nevojitet: 

  • Studim Fizibiliteti mbi projektin konkret 
  • Plan Biznesi me skenarë të shumëfishta 
  • Qasje profesionale mbi të dhëna reale dhe jo vlerësime të përgjithshme 

Ky është një shërbim i dedikuar, që ofrohet me pagesë dhe nuk mund të zëvendësohet nga opinione të shpejta apo komente në rrjet. 

Hallkat që ndikojnë në formimin e çmimit të një banese

1. Kostot para-ndërtimit

  • Blerja ose ndarja e tokës me pronarët
  • Projektimi arkitektonik, struktural, impiantet
  • Marrja e lejeve ligjore dhe institucionale
  • Taksa infrastrukture dhe kontributi për strehimin social
  • Kosto administrative dhe risk financiar para ndërtimit

2. Kostot gjatë ndërtimit

  • Materialet dhe punimet
  • Siguria dhe logjistika e kantierit
  • Infrastruktura brenda projektit
  • Stafi teknik dhe menaxhimi
  • Marketingu dhe shitja
  • Kosto financimi dhe kapitali i bllokuar

3. Faktorë që ndikojnë në vlerën e tregut

  • Zona dhe pozicioni (akses, shërbime, pamje)
  • Tipologjia dhe koncepti i projektit
  • Studioja projektuse dhe standardi i dorëzimit
  • Sistemet teknike, teknologjia, parkimi
  • Monedha dhe kushtet e pagesës
  • Oferta dhe konkurrenca aktuale në treg

Gabimet më të zakonshme në analizat jo-profesionale

  • Krahasimi i apartamenteve të vjetra me projekte të reja, pa reflektuar diferencat në infrastrukturë dhe standard.
  • Marrja si shembull vetëm e disa godinave elitare dhe përgjithësimi i çmimeve për të gjithë tregun.
  • Ndarja e opinionit pa analizë të kostos, riskut, procesit ligjor dhe fazave të projektit.

Roli i konsumatorit dhe zgjedhja individuale

Kërkesat në treg janë të ndryshme dhe të ndikuara nga shumë faktorë.
Disa individë blejnë për qëllime banimi, të tjerë për investim. Disa kërkojnë standarde të larta dhe përfitime shtesë, ndërsa të tjerë orientohen drejt zgjidhjeve më funksionale apo ekonomike.

Kjo shumëllojshmëri preferencash dhe prioritetesh bën që tregu i pasurive të paluajtshme të jetë i larmishëm dhe dinamik. Për këtë arsye, çdo analizë duhet të konsiderojë segmente të ndryshme të tregut, dhe jo të mbështetet në përgjithësime të gjera.

Konkluzion

Çmimi i një banese është produkt i shumë faktorëve të ndërlidhur dhe nuk mund të trajtohet si spekulim i thjeshtë.

Prosperity Real Estate në bashkëpunim me Planit Consulting ndan me ju këtë analizë neutrale dhe profesionale, për t’ju ndihmuar të kuptoni thellësinë dhe kompleksitetin e tregut imobiliar në Shqipëri.

Ne informojmë. Ju vlerësoni.

Compare Listings